Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Ministria publikon shifrat e fundit të Covid-19 në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete, janë kryer 2621 testime, kemi 7 të shëruar, vetëm 5 raste të reja në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Tepelenë. 

Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht 9 pacientë po marrin trajtim spitalor, ndërsa janë 132 raste aktive në të gjithë vendin.

Statistika (17 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        5

Të shëruar në 24 orë      7

Të shtruar në spitale      9

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,621

Testime totale            768,559

Raste pozitive             132,481

Raste të shëruara        129,895

Raste Aktive                  132

Humbje jete                  2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       43

Tiranë          40

Berat             11

Durrës          11

Lezhë           8

Elbasan        5

Gjirokastër    5

Korçë           3

Dibër             3

Kukës           2

Fier                1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Më shumë

spot_img
spot_img