Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Ministria publikon shifrat e COVID: ASNJË VIKTIMË dhe vetëm 2 raste të reja në 24 orët e fundit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e infektimeve në 24 orët e fundit, ku janë regjistruar vetëm 2 raste të reja.

Fatmirësisht nuk ka patur asnjë viktimë, ndërkohë që edhe numri i rasteve aktive ëhstë ulur ndjeshëm, pasi në të gjithë Shqiëprinë janë vetëm 118 persona të infektuar.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 1693 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 1 rast në Shkodër, Librazhd

Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (20 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        2

Të shëruar në 24 orë      8

Të shtruar në spitale      5

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                1693

Testime totale            775,950

Raste pozitive             132,490

Raste të shëruara        129,918

Raste Aktive                  118

Humbje jete                  2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       43

Tiranë          31

Durrës          12

Berat             10

Lezhë           7

Elbasan        6

Dibër             3

Gjirokastër    2

Kukës           2

Korçë           1

Fier                1

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img