Hapësire reklamuese

Politikë

Ministria përgenjështron mediat greke: E ftuam Nikos Dendias në inagurimin e Kuçovës!

Shkruar nga Newsbomb

Ministria e Mbrojtjes ka hedhur poshtë pretendimet e gazetës greke “Kathimerini” se ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias nuk kishte marrë një ftesë nga homologët shqiptarë sa i përket ceremonisë së inagurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë më 4 mars.

Në reagimin zyrtar të Ministrisë theksohet se ministri Niko Peleshi më 29 janar të këtij viti ka ftuar zyrtarisht ministrin Dendias, për të marrë pjesë në inagurimin e bazës ajrore në Kuçovë, ku ishin të pranishëm një sërë figurash të njohura, politikanë shqiptarë dhe të huaj, si dhe ushtarakë dhe diplomatë.

Më tej Ministria sqaron se në datën 14 shkurt, pala greke i kishte kththyer përgjigje duke i njoftuar se ministri Dendias  e kishte pasur të pamundur të merrte pjesë në 4 mars për shkak të angazhimeve të paracaktuara dhe se në vend të tij morën pjesë zyrtarë të lartë nga ambasada e vendit fqinj.

“Më 14 shkurt, morëm përgjigjen se për shkak të angazhimeve të paracaktuara, Ministri i Mbrojtjes Dendias nuk do të mund të merrte pjesë në ceremoninë e 4 marsit. Në vend të tij, zyrtarë të lartë nga Ambasada e Greqisë në Tiranë morën pjesë në këtë ceremoni”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri Peleshi ne inagurimin eb azes se NATOS Ministri Peleshi ne inagurimin eb azes se NATOS

Reagimi i plotë i Ministrisë:

 Shqipëria dhe Greqia gëzojnë një nivel shumë të mirë bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si aleatë të përkushtuar të NATO-s. Jemi mirënjohës ndaj Greqisë (dhe Italisë) që për vite me radhë kanë kryer Policimin Ajror për vendin tonë. Me të njëjtën qëllim, më 29 janar, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë dërgoi një ftesë zyrtare homologut të tij grek për të bërë një vizitë zyrtare në Shqipëri, që përkonte në të njëjtën kohë me ceremoninë e inagurimit të Bazës Taktike Ajrore të Kuçovës.  Më 14 shkurt, morëm përgjigjen se për shkak të angazhimeve të paracaktuara, Ministri i Mbrojtjes Dendias nuk do të mund të merrte pjesë në ceremoninë e 4 marsit. Në vend të tij, zyrtarë të lartë nga Ambasada e Greqisë në Tiranë morën pjesë në këtë ceremoni. 

Jemi të keqardhur për lajme të tilla që nuk pasqyrojnë të vërtetën dhe realitetin në lidhje me bashkëpunimin tonë me shtetin tonë fqinj, Greqinë dhe që nxisin keqkuptime mes dy vendeve tona mike.  

Pamje nga inagurimi me 4 mars 2024 Pamje nga inagurimi me 4 mars 2024

“Tregues i kthesës që kanë marrë marrëdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe tronditjeve të shkaktuara nga dënimi i kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ishte mungesa e përfaqësimit të Forcave të Armatosura të Greqisë, konkretisht të Forcave Ajrore në hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë”, kështu e ka nisur shkrimin gazeta e njohur greke " Kathimerini", teksa më tej ka vijuar duke përshkruar atë se çfarë ndodhi në Kuçovë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese