Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ministria nxjerr shifrat: Ulen ndjeshëm rastet e reja me Covid, por RRITET numri i viktimave në 24 orë, më e reja 22 vjeçe

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

30d07ba78b1c3caed1730cce27b96bf9

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3035 testime, nga të cilat 631 kanë rezultuar pozitivë. Fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 17 persona, mes tyre edhe 22-vjeçarja nga Korça e cila disa ditë parë solli në jetë fëmijën e saj, por vetë nuk mundi të mbijetojë.

Njoftimi i plotë i MSH

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 702 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21,613 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3035 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 631 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  255 raste në Tiranë, 36 raste në Vlorë, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Fier, 23 raste në Durrës,  17 raste në Korçë, 16 raste në Mirditë, 15 raste në Krujë, Lushnje, Kamëz, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Lezhë, 11 raste në Kavajë, Librazhd, 10 raste në Kukës,  9 raste në Gjirokastër, Pogradec, 8 raste Peqin, 7 raste në Berat, Tepelenë, 6 raste në Kurbin, Pukë, Kuçovë, 5 raste në Dibër, 4 raste në Kolonjë, 3 raste në Devoll, Tropojë, Mallakastër, Mat, Ura Vajgurore, Shijak, Patos, Cërrik, 2 raste në Përmet, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe, Gramsh, Skrapar, Vorë, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë- Arrëz, Selenicë, Prrenjas, Himarë, Maliq, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 714 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 77,498 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 649 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 22-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombët are për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (10 Mars 2021)

Raste të reja ditore       631

Të shëruar në 24 orë     714

Të shtruar në spitale      649

Humbje jete në 24 orë   17

Testime ditore               3035

Testime totale          498,076

Raste pozitive          114,840

Raste të shëruara       77,498

Raste Aktive                35,356

Humbje jete                1,986

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     23508

Fier        2542

Vlorë       1676

Durrës    1661

Shkodër   1325

Gjirokastër 1258

Korçë     861

Elbasan   672

Lezhë       705

Berat       491

Dibër    338

Kukës    319

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img