Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Ministria nxjerr shifrat: Rriten infektimet e Covid-19 në Shqipëri, fatmirësisht asnjë humbje jete

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat mbi situatën pandemikë në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2007 testime, ku kanë rezukltuar pozitivë 13 raste të reja dhe fatmirësiht asnjë  humbje jete nga Covid-19.

Janë shëruar 2 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,035 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi plotë i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se përhapja e variantit Delta në shtetet e rajonit dhe më gjerë, ka vendosur në alert të shtuar strukturat e shëndetësisë në territor, ku po ndiqet me shumë kujdes situata, për identifikimin e varianteve të reja si dhe për izolimin në kohë të çdo rasti të dyshuar me Sars-Cov2.

Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën sërish apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2007 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19, 13 qytetarë, në këto bashki: 3 raste në Lushnje, 2 raste në Korçë, Elbasan, Rrogozhinë, nga 1 rast në Fier, Tropojë, Gjirokastër, Rosokovec.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,035 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 13

Të shëruar në 24 orë 2

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2007

Testime totale 823,533

Raste pozitive 132,557

Raste të shëruara 130,035

Raste Aktive 66

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 25

Elbasan 8

Shkodër 7

Korçë 7

Fier 6

Vlorë 5

Durrës 4

Lezhë 2

Kukës 1

Gjirokastër 1

Më shumë

spot_img
spot_img