Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministria nxjerr shifrat: Ka rritje rastesh të reja me Covid-19 në Shqipëri (BILANCI)

Shkruar nga Newsbomb
Ministria nxjerr shifrat: Ka rritje rastesh të reja me Covid-19 në

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete, janë bërë 3628 testime dhe kanë rezultuar pozitive 31 raste të reja, në këto bashki:

7 raste në Elbasan, nga 6 raste në Tiranë, Lezhë, 3 në Kukës, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Has, Gjirokastër, Sarandë, Dimal, Kuçovë.

Aktualisht janë 269 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 13 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,166 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (27 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        31

Të shëruar në 24 orë     14

Të shtruar në spitale      13

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3628

Testime totale             885,728

Raste pozitive             132,922

Raste të shëruara       130,166

Raste Aktive                      300

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              104

Elbasan            40

Kukës                32

Lezhë               29

Vlorë                27

Durrës              17

Fier                   16

Shkodër           13

Berat               9

Korçë                9

Gjirokastër        4

MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen, për të frenuar përhapjen e varianteve të reja të Covid19. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll