Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ministria nxjerr shifrat e fundit: Mijëra testime, por vetëm 5 raste pozitive. Nuk ia doli të mbijetojë një qytetare nga Saranda

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Janë kryer gjithsej 2103 testime, kemi 38 të shëruar dhe vetëm 5 raste të reja. Fatkeqësisht është shënuar 1 humbje jete në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare, 63 vjeç nga Saranda. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,702 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (7 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        5

Të shëruar në 24 orë      38

Të shtruar në spitale      24

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2103

Testime totale             740,575

Raste pozitive             132,384

Raste të shëruara        129,702

Raste Aktive                  230

Humbje jete                  2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         60

Shkodër       54

Berat             33

Korçë            25

Lezhë           20

Elbasan        14

Vlorë              7

Gjirokastër   6

Durrës          4

Kukës           3

Fier                2

Dibër          2

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img