Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Ministria nxjerr shifrat: Asnjë viktimë nga Covid, 15 raste të reja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Asnjë humbje jete, 15 raste të reja të reja nga 2,691 testime dhe 71 të shëruar në 24 orët e fundit. Ky është bilanci.

Pas një periudhe të gjatë të pandemisë, për herë të parë nuk ka asnjë vdekjet në spitalet COVID në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 2 raste në Berat, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Mat, Shijak.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,978 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Lexo edhe: LAJM I MADH PËR SHQIPËRINË: Pas 244 ditësh, asnjë humbje jete nga koronavirusi!

Statistika (26 Maj 2021)

Raste të reja ditore         15

Të shëruar në 24 orë      71

Të shtruar në spitale      43

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,691

Testime totale            706,327

Raste pozitive             132,244

Raste të shëruara        128,978

Raste Aktive                  819

Humbje jete                  2,447

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         401

Korçë            95

Shkodër       86

Vlorë             49

Elbasan        39

Berat             41

Lezhë           31

Gjirokastër   31

Fier               20

Kukës           11

Durrës          11

Dibër          4

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel  qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img