Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministria nxjerr shifrat: Asnjë humbje jete nga Covid-19, por 4-fishohet numri i rasteve pozitive (BILANCI)

Shkruar nga Newsbomb
Ministria nxjerr shifrat: Asnjë humbje jete nga Covid-19, por 4-fishohet

Asnjë humbje jete dhe 22 raste të reja me Covid-19. Ky është bilanci për 24 orët e fundit mbi situatën pandemike në Shqipëri. Dje kishim një viktimë dhe vetëm gjashtë raste të reja.

Përgjatë 24 orëve janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,473 që nga fillimi i epidemisë. 

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3,661 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Berat, 3 në Lezhë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,473 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (1 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        22

Të shëruar në 24 orë      42

Të shtruar në spitale      37

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3,661

Testime totale             723,682

Raste pozitive             132,337

Raste të shëruara        129,473

Raste Aktive                  413

Humbje jete                  2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         143

Korçë            66

Shkodër       61

Berat             37

Lezhë           27

Elbasan        27

Vlorë             17

Gjirokastër   14

Durrës          7

Kukës           6

Fier                4

Dibër          4

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll