Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Ministria nxjerr shifrat: 128 pacientë të infektuar me Covid dhe 6 humbje jete për 24 orët e fundit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat mbi situatën pandemike për 24 orët e fundit.

Janë kryer testime 2789 testime ku kanë rezultuar pozitivë 128 persona, ku 10 ndodhen në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

Fatkeqësisht nuk kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirusin 6 pacientë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2789 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 128 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

34 raste në Tiranë, 17 raste në Durrës, 12 raste në Korçë, 10 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, Vlorë, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Devoll, Sarandë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Lezhë, 2 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Gramsh, Libohovë,1 rast në Kurbin, Lushnje, Mallakastër, Dibër, Patos, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,728 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Malësi e Madhe, të moshave 67 – 88 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Statistika (25 Prill 2021) Raste të reja ditore 128 Të shëruar në 24 orë 712 Të shtruar në spitale 149 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 2789 Testime totale 626,989 Raste pozitive 130,537 Raste të shëruara 105,728 Raste Aktive 22,431 Humbje jete 2,378 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 17297 Fier 1888 Durrës 722 Shkodër 622 Gjirokastër 425 Korçë 548 Vlorë 304 Elbasan 246 Kukës 217 Dibër 165 Berat 81 Lezhë 37.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img