Hapësire reklamuese

Politikë

Ministria ngre grup pune për arsimimin e përkohshëm të fëmijëve të ardhur nga Ukraina

Shkruar nga Newsbomb
Ministria ngre grup pune për arsimimin e përkohshëm të

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, bën me dije se është ngritur një grup pune për marrjen e masave për arsimimin e përkohshëm të fëmijëve të ardhur nga Ukraina për shkak të luftës. Kushi ka diskutuar detajet e këtij plani me ambasadorin ukrainas në Tiranë Volodymyr Shkurov.

"Sapo kemi ngritur në MAS një grup pune për marrjen e masave për arsimimin e përkohshëm dhe mbështetjen psiko-sociale të fëmijëve të ardhur nga Ukraina për shkak të luftës.

Pas identifikimit të këtyre fëmijëve, ky grup do të koordinojë punën me strukturat arsimore në çdo bashki për krijimin e një klime pozitive mbështetëse dhe të sigurt duke hartuar edhe një program të posaçëm për arsimimin e tyre.

Së bashku me Ambasadorin e Ukrainës Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov diskutuam detajet lidhur me organizimin e këtij procesi, në mënyrë që këtyre fëmijëve t'u ofrojmë gjithçka duhet për një mjedis mikpritës, të ngrohtë e sa më miqësor", shkruan ministrja Kushi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese