Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
19 %
4.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Ministria jep leje për mbledhjen e këshilltarëve në Vlorë, Dritan Leli “nuk bën mbrapa”: S’do ketë asnjë takim, nuk na lejojnë rregullat e pandemisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë u ka kthyer përgjigje anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Vlorës, për mbajtjen e mbledhjes me praninë dhe të kryebashkiakut Dritan Leli, shkruan newsbomb.al. Kjo mbledhje kërkohet prej javësh por Leli refuzon këshilltarët me pretendimin se rregullat e pandemisë nuk lejojnë grumbullimet.

Për të zgjidhur këtë ngërç, këshilltarët i janë drejtuar me shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë, e cila thotë se Vlora paraqet një situatë epidemiologjike të mirë, dhe se mbledhjet e Këshillit janë veprimatri pune e organeve kolegjiale, ndaj nuk ka problem dhe mund të mbahen.

“Përsa i përket Urdhërit të  Ministres së Shëndetësisë ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo te hapura’ qëllimi ka qenë ndalimi i grumbullimeve të posaçme, që sikundër përmendet në urdhër lidhet me tubimet, konferencat, mbledhjet partiake, ceremonitë  festive etj. ku rreziku i trasmetimit të virusit është shumë i lartë.

Përsa më sipër ky urdhër nuk cënon aktivitetin e Këshillit Bashkiak, pasi zhvillimi i mbledhjeve është vijimësi e punës së Këshillit Bashkiak, një praktikë që përdoret edhe nga institucione të tjera që punën e tyre e mbështesin mbi organe kolegjiale. Sot Vlora paraqet një situatë epidemiologjike të mirë, pa asnjë rast Covid. Sigurisht, këto mbledhje duhet të zhvillohen në përputhje me protokollet anti-Covid të miratuara si respektimi i distances, mbajtja e maskes, kushtet higjenosanitare etj”, i shkruan zv.ministrja Rakacolli Agron Gjipalin, Sekretari i Këshillit Bashkiak.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Vlorës Dritan leli ka refuzuar të ballafaqohet me këshilltarët në mbledhje, duke këmbëngulur në qëndrimin e tij se rregullat e pandemisë nuk i lejojnë grumbullimet. Përmes një letre drejtuar Këshillit Bashkiak kërkon që temat që ata duan të diskutojnë, të bëhen në datë 24 qershor. Sot, thotë Leli, mbledhja nuk do të zhvillohet në Teatrin “Petro Marko”.

“Leli nëpërkëmb Këshillin dhe qytetarët e Vlorës. Leli nuk është në krye të Bashkisë si kandidat i pavarur. Si i zgjedhur i PS ka barrën morale e politike deri ditën e fundit. Ka zgjedhur të mbrohet pas ekranit të kompiuterit.

 Asnjë komunikim në distancë me kryetarin e Bashkisë. Këshilli do të krijojë komisionet e monitorimit mbi administrimin e bashkisë. Këshilli do të auditojë me ekspert të jashtëm veprimtarinë ekonomike/financiare.

 Do ketë kontroll çështjes së lejeve të ndërtimit dhe ndërtimeve të paligjshme. Vëmendje maksimale për vendimet që prekin interesat e komunitetit”, ka thënë Ilir Metaj, deputet i zgjedhur në 25 prill në Vlorë.

Më shumë

spot_img
spot_img