Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Ministria e Shëndetësisë përgenjështron Manastirliun për testet serologjike

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bd6b4f25f19c0fb30e651a3428323130

Manastirliu deklaron dy here më shumë teste serologjike nga sa janë kryer në realitet.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, më 29 qershor, në emisionin “Open” njoftoi se deri në ato momente ishin kryer më shumë se 8 mijë teste serologjike, kryesisht stafit mjekësor.

 Por ndryshe nga sa Manastirliu kishte deklaruar, Ministria e Shëndetësisë, të mërkurën njoftoi se ishin kryer vetëm 4010 teste serologjike në total që nga nisja e procesit.

“Kemi filluar testimin e serologjisë për mjekët. Janë bërë më shumë se 8 mijë analiza serologjike”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu më 29 qershor.

Manastirliu shtoi se pas kryerjes së më shumë se 8 mijë testeve serologjike të kryera te mjekët, procesi do vijonte edhe në mbarë popullatën.

“Ne presim të kemi një mbledhje të komitetit të ekspertëve, Brenda kësaj jave për të marrë vendimin e tyre, pra ata do e marrin vendimin se kur do jetë testimi në popullate”, shtoi Manastirliu.

Ministia e Shëndetësisë, gjatë përditësimit të situatës si pasojë e pandemisë “Covid-19”, të mërkurën, raportoi edhe të dhënat lidhur me testimet totale, të ndara në testime molekulare dhe serologjike.

TESTIME TOTALE: 30,647

TESTIME MOLEKULARE: 26,637

TESTIME SEROLOGJIKE: 4,010

(Shifrat që jep ministria e Shëndetësisë)

deklarata_e_msh_copy.jpg

 

Prej 20 prillit  në Shqipëri nisën të kryhen edhe testet serologjike. Personeli shëndetësor, policia dhe “grupet e rrezikuara” si më të ekspozuarit ndaj rrezikut për t’u prekur nga “Covid-19” ishin të parët që iu nënshtruan testit.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img