Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat e Covid: Janë kryer 321 testime në 24 orë, 89 kanë dalë pozitivë

Shkruar nga Newsbomb
Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat e Covid: Janë kryer

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 321 testime, ku kanë rezultuar pozitivë me Covid 89 qytetarë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë dhe në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 179 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,991 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 321 testime, 89 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 179 të shëruar në 24 orët e fundit Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 321 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 89 qytetarë, në këto bashki: 30 në Tiranë, 10 në Kurbin, nga 9 qytetarë në Kavajë, Lushnje, 8 në Pogradec, 5 në Dibër, 3 në Delvinë, nga 2 qytetarë në Pukë, Mallakastër, Vlorë, Berat, Bulqizë, Gramsh, nga 1 qytetar në Shkodër, Sarandë, Përmet. Janë 3,331 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 179 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,991 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 89

Të shëruar në 24 orë 179

Të shtruar në spitale 27

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 321

Testime totale 1,942,526

Raste pozitive 321,893

Raste të shëruara 314,991

Raste Aktive 3,331

Humbje jete 3,571

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,271

Fier 512

Durrës 310

Vlorë 301

Gjirokastër 186

Berat 152

Korçë 137

Lezhë 132

Shkodër 132

Elbasan 124

Dibër 47

Kukës 27

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll