Hapësire reklamuese

Bota

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Rreth 29 mijë palestinezë të vrarë që nga 7 tetori

Shkruar nga Newsbomb
Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Rreth 29 mijë

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë raportimin e numrit të të vdekurve dhe të plagosurve nga lufta që po zhvillohet prej 7 tetorit të 2023 në Rripin e Gazës.

Ministria e Shëndetësisë thotë se numri i personave të vrarë nga sulmet izraelite në enklavë është rritur në 28 mijë e 985 persona ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në mbi 68 mijë -shkruan Al Jazeera.

Pushtimi izraelit kreu 13 masakra kundër familjeve të Gazës, duke lënë 127 të vdekur dhe 205 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit, tha ministria në Telegram.

Forcat izraelite parandalojnë ekuipazhet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile që të arrijnë disa nga të plagosurit dhe njerëzit nën rrënoja, sipas deklaratës.

OKB pritet të votojë këtë të martë për një armëpushim humanitar mes dy vendeve Izrael – Hamas. Më 17 shkurt, Algjeria kërkoi që Këshilli i Sigurimit të votojë të martën. Që të miratohet një rezolutë në këtë institucion kërkohet që të paktën nëntë vota të jenë pro dhe asnjë veto.

Fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e kanë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina dhe Rusi

Lexo edhe: OKB drejt votimit të një armëpushimi humanitar në Gaza

Edhe UNICEF ka bërë thirrje për armëpushim pasi mijëra fëmijëve në Gaza po u rrezikohet jeta nga kequshqyerja.

Kriza e thellë humanitare në Gaza ka sjellë edhe krizë urie. Sipas UNICEF, 325000 fëmijë nën moshën 5 vjeç rrezikojnë jetën nga kequshqyerja akute.

Një grua e zhvendosur në Khan Younis, tha për Reuters se vajza e saj e mitur, vetëm 2 vjeç, peshon 7 kg dhe kjo është gjysma e peshës që duhet të ketë një fëmijë në moshën e saj. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë bëhen thirrje për ndihma humanitare, spitalore dhe armëpushim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese