Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Ministria e Shëndetësisë këshillon qytetarët: Kujdes ngrohjen me gaz, siguroni rezerva ushqimore!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë disa rekomandime për qytetarët në mënyrë që të kujdesen për shëndetin e tyre në këto ditë të ftohta dhe me temperature të ulta.

Në njoftimin e MSH thuhet se ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore, kryesisht tek foshnjet, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Këshilla për qytetarët është që të kenë kujdes gjatë ngrohjes me gaz dhe të mbajnë rezerva ushqimore në shtëpi.

UDHËZUESI I MSH:

Kujdes

Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë problem të rënda shëndetësore

Kategoritë më të rrezikuara nga i ftohti janë:

  • Foshnjet
  • Të moshuarit
  • Të sëmurët kronikë
  • Kujdesuni në mënyrë të veçantë për këto kategori, të cilët janë më të rrezikuar nga temperaturat e ulëta të dimrit

Si të kujdeseni për veten gjatë ditëve të ftohta:

  • Siguroni ambient të ngrohtë e me temperaturë konstante në shtëpi dhe punë
  • Vishuni me veshje sa më të rehatshme të ngrohta, rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele dhe doreza si dhe këpucë kundër ujit
  • Konsumoni produktet e stinës në sasi të mjaftueshme. Ushqimi i siguron trupit energji dhe ngrohtësi në ditë të ftohta

Merrni masa paraprake për rastet e emergjencave

  • Mbani në shtëpi si rezervë për rastet e ekstreme të motit ujë të pijshëm dhe ushqime të cilat nuk kanë nevojë për frigorifer
  • Mbroni familjen tuaj nga monoksidi I karbonit
  • Mbani bombolat e gazit jashtë shtëpisë, bodrumit apo garazhit
  • Lini menjëherë shtëpinë dhe njoftoni autoritetet në rast se nuhasni praninë e gazit
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img