Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me anë të një shkrese i ka kërkuar Operatorëve të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, për 4 qarqe kryesore të vendit, që të ndërpresin kontratat me 1000 mjekë specializantë.
Në shkresën e mëposhtme, e cila mban datën e djeshme, kërkohet që këto institucione të ndërpresin kontratat për të gjithë mjekët specializantë.
Kjo kërkesë i referohet operatorëve shëndetësorë në qarqet; Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar këtë vendim si arbitrar dhe të nxituar.