Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Ministria e Shëndetësisë: 695 raste të reja me Covid dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë informon se 695 persona kanë rezultuar me koronavirus në vendin tonë, nga 1803 testime të kryera në 24 orët e fundit.

Kjo e çon numrin total të rasteve aktive me Covid-19 në vendin tonë në 2,873.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Fatkeqësisht, një 65 vjeçar nga Durrësi ka ndërruar jetë.

SHIFRAT E PLOTA:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1803 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 695 qytetarë, në këto bashki:

191 në Tiranë, 48 në Lushnje, 47 në Shkodër, 42 në Fier, 34 në Durrës, 29 në Divjakë, 28 në Vlorë, 22 në Elbasan, 21 në Sarandë, 19 në Lezhë, 17 në Berat, 16 në Gjirokastër, 14 në Pogradec, 12 në Himarë, nga 9 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Mallakastër, Maliq, Gramsh, nga 8 qytetarë në Selenicë, Korçë, nga 7 qytetarë në Kamëz, Patos, Dimal, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Shijak, Krujë, Vorë, Devoll, Skrapar, nga 4 qytetarë në Dibër, Përmet, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Tropojë, Delvinë, Libohovë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Roskovec, Peqin, Librazhd, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Rrogozhinë, Mat, Kolonjë, Poliçan, Cerrik.

Janë 2,873 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Durrësi 65 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 319 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,339 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            695

Të shëruar në 24 orë          319

Të shtruar në spitale            24

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                     1803

Testime totale               1,939,436

Raste pozitive                  320,781

Raste të shëruara              314,339

Raste Aktive                        2,873

Humbje jete                         3,569

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   874

Fier                       525

Durrës                   356

Vlorë                     275

Gjirokastër             242

Berat                     124

Elbasan                  118

Korçë                     96

Shkodër                 91

Lezhë                     81

Dibër                      62

Kukës                     29

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img