Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
51 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
18 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Ministria e Shëndetësisë: 538 raste të reja me covid dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

spot_img

Lajme të ngjashëm

538 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë. Në total janë kryer 1,318 testime.

MSH bën me dije se në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-65 vjeç, një qytetare nga Lezha 83 vjeçe.

Aktualisht në spital janë duke u trajtuar 28 pacientë.

Shifrat e plota:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1318 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 538 qytetarë, në këto bashki:

184 në Tiranë, nga 52 qytetarë në Durrës, Fier, 25 në Vlorë, 24 në Sarandë, 23 në Lushnje, 18 në Divjakë, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Shkodër, 14 në Kamëz, 11 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Pogradec, 8 në Shijak, 7 në Mallakastër, 6 në Gramsh, nga 5 qytetarë në Dimal, Elbasan, Peqin, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Patos, Përmet, nga 2 qytetarë në Kukës, Kurbin, Delvinë, Finiq, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Mirditë, Dibër, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë, Poliçan.

Janë 7,549 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-65 vjeç, një qytetare nga Lezha 83 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 657 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 306,402 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            538

Të shëruar në 24 orë          657

Të shtruar në spitale            28

Humbje jete në 24 orë           3

Testime ditore                     1318

Testime totale               1,930,953

Raste pozitive                  317,514

Raste të shëruara              306,402

Raste Aktive                        7,549

Humbje jete                         3,563

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                3,662

Fier                    806

Durrës               665

Vlorë                 543

Elbasan             398

Korçë                310

Gjirokastër        307

Berat                229

Shkodër           219

Lezhë               213

Dibër               147

Kukës              50

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img