Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes tregon si ndodhi ngjarja në Gramsh: Shtetasit e huaj po fotografonin zonën, 24-vjeçari rus tentoi të largohej dhe...

Shkruar nga Newsbomb
Ministria e Mbrojtjes tregon si ndodhi ngjarja në Gramsh: Shtetasit e huaj

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion shtesë lidhur me incidentin e ndodhur pasditen e sotme në Uzinën Ushtarake të Gramshit.

Sipas Ministrisë ka qenë një shtetas rus 24-vjeçar ai që ka tentuar të hyjë në Uzinë, por është përballur me ushtarakët që ruanin godinën. Ata i kanë bërë thirrje të ndalojë, por rusi ka tentuar të largohet, gjatë ndalimit 24-vjeçari rus i ka sulmuar ushtarët shqiptarë me sprajt paralizues.

Dy shtetasit e tjerë të huaj, një ukrainase 33-vjeçare dhe një 25-vjeçar rus janë pikasur duke qëndruar jashtë rrethimit. Në këtë moment ushtarët kanë njoftuar policinë, e cila ka kryer ndalimin e tyre.

Informacion mbi ngjarjen e ndodhur në Uzinën e Gramshit:

Rreth orës 17:40 të ditës së sotme (e shtunë 20 gusht), roja në Uzinën Ushtarake të Gramshit ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë. Pavarësisht thirrjes së rojes dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, personi ka tentuar të largohet, por falë reagimit të shpejtë të dy efektivëve është bërë ndalimi i tij. Në këtë moment personi është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.

Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull që shoqëronin këtë shtetas. Ndaj personeli i Policisë Ushtarake ka njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, e cila ka bërë ndalimin edhe të dy personave të tjerë jo shumë larg nga uzina.

Shërbimet e Policisë  bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25  vjec, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme.

Të tre personat aktualisht janë të shoqëruar nga policia, e cila në bashkëpunim me institucionet e tjera po vijon hetimet mbi ngjarjen e ndodhur

Në vendngjarje ndodhen edhe përfaqësues të Policisë Ushtarake dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit po koordinojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërsa dy ushtarakët e dëmtuar pas ndihmës së parë mjekësore janë transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu