Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes jep informacion pas tërmetit: Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale

Shkruar nga Newsbomb

Ministria e Mbrojtejs thotë se nga tërmeti i mbrëmjes së sotme nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa.

Tërmeti i orës 21:15 ishte 4.9 ballë me epiqendër rreth 3 kilometra nga fshati Bubq, dhe lëkundjet u ndjenë në disa qytete deri në Korçë, Fier e Shkodër.

“Nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerez apo materiale deri tani. Nuk raportohen dëme në Korçë e Pogradec, ku janë ndjerë lekundje te lehta”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Nga paniku banorë të shumtë në Tiranë, Durrës e Krujë kanë braktisur banesat dhe kanë dalë në rrugë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.