Tirana
overcast clouds
21.2 ° C
21.2 °
21.2 °
56 %
4.1kmh
89 %
Mër
20 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Ministria e Mbrojtjes jep informacion: Janë 6 vatra aktive zjarr në këto zona, Karaburuni ende në flakë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Mbrojtjes thotë se aktualisht në vendin tonë janë 6 vatra aktive zjarresh. Gjatë natës janë shuar dy vatra dhe është izoluar një tjetër.

Në Gadishullin e Karaburunit vijon të ketë vatra zjarri, po ashtu edhe një vatër e re që ka shpërthyer një ditë më parë në fshatin Cukal të Shkodrës.

SITUATA E ZJARREVE NË VEND:

Aktualisht në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive. 2 janë shuar tërësisht, ndërsa 1 vatër është izoluar.

Zjarri në Gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv. Vazhdon operacioni sërish sot për shuarjen e vatrave.

Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij. Sot ka filluar operacioni për shuarjen e plotë të tij.

Vijon zjarri edhe në Fushë Arrëz. Në ndihmë të punonjësve vendorë ka shkuar edhe mbështetja me efektivë nga Forcat e Armatosura.

Në fshatin Lukan, në Dibër flakët momentalisht janë izoluar.

Në fshatrat e Njësisë Administrative Antigone kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë. Operacioni po vijon për shuarjen përfundimtare të tyre.

Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Ka vijuar operacioni me te gjitha forcat operacionale.

Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Gadurovë- Selishtë, bashkia Mallakastër. Sot kanë filluar operacionin forcat në nivel qarku.

Është shuar zjarri në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre në Qafë Murrë, bashkia Dibër si dhe në Malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë.

Më shumë

spot_img