Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Në pjesën më të madhe të vendit zjarret janë shuar e izoluar, vetëm disa vatra aktive

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije bilancin e fundit sa i takon situatës së zjarreve në vend.

Në Karaburun pjesa më e madhe është izoluar, por po punohet për të eleminuar tërësisht zjarrin atje. Në Gjirokastër ku u regjistrua dhe viktima e parë, situata është stabilizuar.

Në Shkodër vatrat janë aktive, por nuk paraqesin rrezik, ndërsa në fshatin Kalis në Kukës zjarri po mbahet nën kontroll. Ndërkaq problematike situata e zjarrit vijon të jetë në Majën e Rrunës, në Kukës.

SITUATA E ZJARREVE NË VEND

Pas një pune të palodhur dhe të pandërprerë të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe punonjësve të shërbimeve zjarrfikëse e pushtetit vendor janë arritur të izolohen disa nga vatrat e zjarrit në vend, por ende mbeten aktive disa të tjera.

Në Karaburun puna po vijon për shuarjen totale të flakëve, edhe pse është mbyllur pjesa më e madhe. Momentalisht nuk ka asnjë rrezik.

Në Gjirokastër situata është stabilizuar. Mbetet aktive një vatër në fshatin Saraqinisht, e cila nuk paraqet rrezik.

Edhe zjarri në fshatin Gadurovë, në Mallakastër është nën kontroll dhe pa rrezikshmëri.

Zjarri në fshatin Cukal, në Shkodër vijon të jetë aktiv, por pa rreziqe të evidentuara.

Në malin e Shëngjinit, në Lezhë vatra është izoluar.

Zjarri në fshatin Kalis, në Kukës po mbahet nën kontroll, ndërsa është eleminuar rreziku për banesat.

Ndërkaq problematike situata e zjarrit vijon të jetë në Majën e Rrunës, në Kukës. Flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit, por situata po mbahet nën kontroll për të mos rrezikuar banesa.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img