Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministria e Kulturës reagon për varrin masiv të gjetur në Përmet: I përket periudhës mesjetare dhe jo kohës së diktaturës

Shkruar nga Newsbomb
Ministria e Kulturës reagon për varrin masiv të gjetur në

Ditën e sotme në Përmet është zbuluar një varrr masiv, që fillimisht u mendua se i përkiste viktimave të diktaturës, të pushkatuar ose të torturuar deri në vdekje.

Por Ministria e Kulturës me anë të një reagimi zyrtar ka njoftuar se varret nuk janë të kohës së komunizmit në Shqipëri, por i përkasin periudhës së Mesjetës.

Sipas Ministrisë, rezultatet gërmimit arkeologjik të shpëtimit, do të paraqiten për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar.

Njoftimi i Ministrisë së Kulturës

Një varrezë mesjetare zbulohet në Përmet!

Gjatë monitorimit të punimeve për zbatimin e projektit Task 5, “Për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat- Përmet”, dolën në dritë disa varre.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Gjirokastër ndërmori menjëherë pezullimin e punimeve, dhe në datën 07.07.2021 specialistët tanë realizuan inspektimin dhe vlerësimin e gjetjeve arkeologjike në terren.

Nga rezultatet paraprake mendohet se kemi të bëjmë me një varrezë të periudhës mesjetare.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale u diskutua dhe u përcaktua kryerja e gërmimit arkeologjik të shpëtimit nga ana e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë, për varrezën e identifikuar.

Rezultatet e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, do të paraqiten për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese