Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Ministria e Jashtme shqiptare njofton: Kosova ka vendosur rregulla të reja për hyrjet, ja çfarë duhet të dini

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton qytetarët për rregullat e reja që ka vendosur Kosova, për shtetasit që hyjnë në vend.

Rregullat e reja të Kosovës vijnë pas disa ditëve me shkallë tepër të lartë të rritjes së infektimeve. Dje dhe sot, Kosova ka regjistruar mbi 1,000 infektime ditore.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme Shqiptare:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi rregullat e reja të vendosura nga Republika e Kosovës për hyrjet në vend.

Të gjithë shtetasit e huaj që udhëtojnë drejt Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm, që vijnë nga vende me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet të paraqesin një test RT-PCR negativ COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Nga ky rregull përjashtohen:

Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo pikave kufitare, tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orësh, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do largohen nga Kosova brenda 3 orësh;

Qytetarët e huaj, të cilët punojnë si transportues, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës brenda 5 orësh;

Personat që kanë çertifikatën e vaksinimit të plotë kundër COVID-19;

Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar 30 ditë para mbërritjes;

Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë vjeçare.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img