Hapësire reklamuese

Rajoni

Ministria e Jashtme e Greqisë për dënimin e Belerit: Presim gjykim të drejtë në Apel

Shkruar nga Newsbomb
Ministria e Jashtme e Greqisë për dënimin e Belerit: Presim

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar në lidhje me vendimin e GJKKO, e cila dënoi me dy vite burg kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri.

Ministria greke shpreh edhe një herë shqetësimin në lidhje me objektivitetin e procesit, teksa njoftojnë që qeveria greke do të monitorojë nga afër çështjen dhe pret një gjykim të drejtë dhe objektiv në nivelin e dytë të juridiksionit, atë të Apelit.

Dënimi i sotëm nga një gjykatë shqiptare ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Heimarrës, Fredi Beleri, intensifikon shqetësimet e shprehura në lidhje me objektivitetin e procesit.

Dhe kjo për shkak të lëkundjes së prezumimit të pafajësisë për shkak të deklaratave dhe veprimeve të jashtme që mbronin dënimin dhe duke qenë se dënimi përfundimtar është dukshëm joproporcional në raport me masën e veprës së pretenduar. Dhe masa e dënimit, që të mos dalë nga burgu, e pengon kryebashkiakun e zgjedhur që edhe sot të marrë detyrën dhe e mban kandidatin e mundur në krye të bashkisë, pavarësisht vendimit të shprehur të gjykatës muaj më parë që vendosi shkarkimin e tij të menjëhershëm.

Zbatimi selektiv i vendimeve gjyqësore dhe zbritja e vendimeve gjyqësore nuk janë në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Qeveria greke do të monitorojë nga afër çështjen dhe pret një gjykim të drejtë dhe objektiv në nivelin e dytë të juridiksionit”, thuhet në reagimin e Ministrisë greke.

Lexo edhe: Gjykata lë në qeli Fredi Belerin, dënohet me 2 vite burg kryebashkiaku i Himarës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën 2 vite burg për kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të 2023-it. Gjatë seancës së zhvilluar këtë të martë GJKKO vendosi mos zbatimin e masës së kërkuar nga SPAK, me 2.6 vite burg ndaj Belerit.

Ndërsa, për bashkëpuntorin dhe mikun e Belerit, Pandeli Kokaveshin, gjyqtarja Atalanta Zeqiri, e dënoi me 1.6 vite burg, të cilat t’i konvertohen në 3 vite shërbim prove. Kjo masë u vendos për Kokaveshin pasi ai dhe fëmija i tij i mitur kanë probleme shëndetësore.

Fredi Beleri ra në pranga më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe bashkëpuntori i tij, Pandeli Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës. Nga hetimet e kryera u mësua se një agjent i infiltruar i Policisë ka përgjuar pazaret që Beleri ka bërë me persona pranë shtabit të tij.

Pavarësisht se ndodhet në qeli Beleri arriti të merrte më shumë vota se kandidati i socialistëve Jorgo Goro, duke u mandatuar nga KQZ si kryetari i Bashkisë së Himarrës. Mirëpo, ende nuk i është lejuar që të betohet. Theksojmë se çështja “Beleri”, mos lejimi i tij për t’ u betuar ka shkaktuar tensione me fqinjët. Që prej aso kohe kur kryebashkiaku i Himarës ra në pranga, pala greke ka ashpërsuar tonet ndaj vendit tonë. Në dhjetëra deklarata Athina zyrtare ka theksuar se nëse Shqipëria pengon Belerin të marrë detyrën, do të ketë pasoja lidhur me procesit të anëtarësimit. Ndër të tjera, ata janë shprehur se arrestimi i Belerit një ditë para votimeve, interpretohet si frikësimi votuesve, dhe se mbajtja në burgosje është një shkelje e procesit të rregullt ligjor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese