Hapësire reklamuese

Ekonomi

Ministria e Financave tregon arsyet e kufizimit të blerjeve online

Shkruar nga Newsbomb

Qytetarët janë të pakënaqur nga vendimi i qeverisë për kufizimin e blerjeve online.

Ministria e Financave argumenton tatimin mbi vlerën e shtuar TVSH, si detyrim që duhet të paguajnë si konsumatori që blen brenda vendit edhe ai  online.

Kufizimi i pataksueshëm për blerjet online në 22 euro, ka si qëllim ofrimin e barazisë tatimore, thotë financat për Vizion Plus.

Në argumentin e dytë Ministria thotë se një sërë biznesesh në vend po zhdoganonin më pak mall, pasi bënin blerjet online.

Nga ana tjetër, zyrtarisht ministri ka pranuar se ka patur ankesa nga biznesi vendas për rënie të xhiros, ndaj kjo masë ka si qëllim të dekurajojë blerjet online, si dhe të nxisë konsumin brenda vendit.

Tashmë për çdo blerje që do të kalojë kufirin 22 euro, ju do të paguni 20 % TVSH si dhe tarifë doganore në varësi të produktit.

Konsumatori është  kufizuar ndjeshëm nga e drejta për blerje nëpërmjet internetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu