Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ministria e Financave reagon për konfiskimin e objekteve të Hysenbelliut: Në bazë të ligjit, do përdoren për strehimin e kategorive vunerable

Shkruar nga Newsbomb
Ministria e Financave reagon për konfiskimin e objekteve të

Ministria e Financave reagon pas aksionit të Shërbimit Social Shtetëror në objektet në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu. Në reagim thuhet se dy godina të resortit në Golem janë konfiskuar dhe aty do strehohen persona me aftësi të kufizuara apo kategori të tjera vunerable.

"Të gjitha procedurat e kryera nga institucionet publike në harkun kohor 2022-2023 janë në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën. Ndryshe nga sa pretendojnë palë të caktuara nuk egziston asnjë vendim gjyqësor, i asnjë lloj forme, që të ketë pezulluar vendimmarrjen shtetërore", thotë Ministria e Financave.

Ndërkohë, përfaqësuesit ligjor të "Hysenbelliu Grup" kanë akuzuar këtë të mërkurë institucionet shtetërore se u kanë konfiskuar objektet pa një vendim të gjykatës. Vetë biznesmeni Irfan Hysenbelliu e ka konsideruar si një sulm të kryeministrit Rama, madje në një ditë pushimi zyrtar.

Reagim i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me qëllim informimin e publikut:

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë se me kërkesë të Shërbimit Social Shteteror, me qëllim sigurimin e hapësirave shtesë dhe të reja për institucionet rezidenciale për ofrimin e sherbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar apo kategorive të tjera vulnerabel, me qëllim përmbushjen e standardeve sa më të mira për marrësit e shërbimeve të ofruara nga institucionet e përkujdesit shoqëror, i ka propozuar Këshillit të Ministrave kalimin e objekteve në pronësi publike, konfiskuar në baze të ligjit dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Të gjitha procedurat e kryera nga institucionet publike në harkun kohor 2022-2023 janë në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën. Ndryshe nga sa pretendojnë palë të caktuara nuk egziston asnjë vendim gjyqësor, i asnjë lloj forme, që të ketë pezulluar vendimmarrjen shtetërore.

Ditën e sotme, nuk ka ndodhur asgjë ndryshe nga ditët dhe javët e kaluara, kur përfaqësues të institucioneve shtetërore kanë kryer procedurat e nevojshme për zbatimin e vendimmarrjes.

Politizimi dhe mediatizimi i kësaj cështje e cila në thelb është një procedurë administrative nuk i shërben as zbatimit të ligjit, as mbështetjes që shteti shqiptar i jep shtresave në nevojë.

Lexo edhe: IKMT mësyn në objektet e tjera të Irfan Hysenbelliut, pretendohet konfiskimi pa vendim të Gjykatës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese