Ministria e Drejtësisë i ka nisur sot autoriteteve gjermane kërkesën për ekstradimin e Arbër Çekajt.
I arrestuar pak ditë më parë, Çekaj, i cili është pronari i firmës së importeve të frutave nga Kolumbia, “Arbër Garden”, dyshohet si porositësi i ngarkesës prej 613 kilogram kokainë të pastër.
Droga u kap në Maminas gjatë shkarkimit në magazinën e Çekajt.
Kërkesa për ekstradimin e tij është plotësuar sot me elementët e duhur dhe i është dërguar autoriteteve gjermane.