Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ministria e Drejtësisë i dërgon asaj të Jashtmes dosjen për ekstradimin e Rexhepit

Shkruar nga Newsbomb
Ministria e Drejtësisë i dërgon asaj të Jashtmes dosjen

Kanë nisur procedurat për ekstradimin e Dritan Rexhepit, i cili ra në prangat e policisë turke më 8 nëntor. Shqiptari i shumëkërkuar Dritan Rexhepi u arrestua në 8 nëntor në periferi të Stambollit, kishte hyrë në Turqi me pasaportë kolumbiane.

Ministria e Drejtësisë i ka dërguar ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dosjen e Dritan Rexhepit për t'u dërguar më pas në drejtim të ministrisë së Drejtësisë turke me kërkesë ekstradimin e Rexhepit.

Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se ditën e sotme, më datë 22.11.2023, ka përcjellë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për t'u dërguar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit, Dritan Rexhepi! Dosja e tij, me kërkesën për ekstradimin e shtetasit Dritan Rexhepi, është nisur në bazë të kërkesave të paraqitura nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë datë, 16.11.2023 dhe 17.11 2023”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që “mbreti i kokainës” u kap si rezultat i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të disa vendeve partnere dhe Shqipërisë. Rexhepi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, më datë 26.03.2006, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin e datës 06.06.2013, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në Shqipëri Dritan Rexhepi akuzohet edhe për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Shqipëria dhe Italia tashmë kërkojnë ekstradimin e të arrestuarit nga Turqia.

Në Itali, Rexhepi akuzohet nga prokuroria e Firences dhe është dënuar 16 vjet e 5 muaj burg nga Gjykata e Apelit Firence për trafikimin e një ngarkese 4 ton kokainë dhe 5.5 milionë euro kesh në vitin 2020. Gjatë këtij aksioni drejtësia italiane arrestoi 20 bashkëpunëtorë të Rexhepit dhe shpalli në kërkim 11 të tjerë.

Disa dokumente të gjykatës italiane e cilësuan Rexhepin si “mbreti i padiskutueshëm” me akses në “sasi të pafundme kokaine” i Kompanisë Bello, një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe që, sipas autoriteteve, ka funksionuar që nga viti 2014 në Ekuador, Hollandë , Belgjikë, Shqipëri dhe Itali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese