Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ministria e Brendshme thirrje qytetarëve: Deklaroni paratë në pikat doganore

Shkruar nga Newsbomb
Ministria e Brendshme thirrje qytetarëve: Deklaroni paratë në

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të deklarojnë në pikën doganorë nëse udhëtojnë me 10,000 euro me vete.

Ministria e Brendshme thotë se Policia e Shtetit dhe Doganat me mbështetjen e Bashkimit Europian, Këshillit të Europës dhe Qeverisë Gjermane nisën fushatën ndërgjegjësuese për gjurmimin e transportit të jashtëligjshëm të parave.

Udhëtarët duhet të deklarojnë shumat mbi 10,000 euro pranë autoriteteve doganore, në momentin e hyrjes ose daljes nga Shqipëria, për të evituar riskun e shkeljes së detyrimeve ligjore në luftën kundër transportimit të jashtëligjshëm dhe pastrimit të parave.

Njoftimi i plotë:

Po udhëton me 10,000 euro me vete? Deklaro!

Policia e Shtetit & #Doganat, me mbështetjen e Bashkimit Europian, Këshillit të Europës dhe Qeverisë Gjermane nisën fushatën ndërgjegjësuese për gjurmimin e transportit të jashtëligjshëm të parave. Fushata synon informimin e udhëtarëve mbi rregullat për transportimin e parave brenda dhe jashtë

Udhëtarët duhet të deklarojnë shumat mbi 10,000 euro pranë autoriteteve doganore, në momentin e hyrjes ose daljes nga Shqipëria, për të evituar riskun e shkeljes së detyrimeve ligjore në luftën kundër transportimit të jashtëligjshëm dhe pastrimit të parave.

Limiti i vendosur është pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë për sigurimin e kufijve shtetërorë, në kuadër të anëtarësimit në

Fushata po kryhet përmes posterave informues të vendosur në të gjitha pikat kufitare, si dhe materialeve në mediat sociale.

Drejtori i Departamentit për Kufirin&Migracionin në Policinë e Shtetit, Saimir Boshnjaku theksoi se Policia Shqiptare mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar me të gjitha agjencitë ligjzbatuese shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë për të forcuar luftën ndaj pastrimit të parave dhe sigurimin e kufijve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese