Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministria e Arsimit Shahini: Po themelohet biblioteka digjitale për kërkimin shkencor

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_213751" align="alignnone" width=""]Ministria e re e Arsimit, Besa Shahini [/caption]

 E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ e moderatores Nisida Tufa, ministria e re e Arsimit, Besa Shahini  tha se tashmë po themelohet edhe biblioteka digjitale ku dhe secili grup pune do të ketë qasje për kërkimin shkencor.

Ministria Shahini theksoi se këtë gjë e kishin marrë përsipër vetë universitetet për ta bërë, por duke qenë se ata nuk i kanë bërë, atëherë qeveria po ndihmon në këtë proces.

“Ne kemi vendosur ta rrisim buxhetin universiteteve që të rrisin kërkimin shkencor, nevojat për studime ku do të rritet fondi për kërkimin shkencor. Gjithashtu doktoratat duhet të verifikohen. Për momentin janë pezulluar doktoratat deri në një moment të dytë”, u shpreh ministria Shahini.

E pyetur nga moderatorja e emisionit përsa i përket bojkotit të studentëve, Shahini shtoi:

“Sa më shumë të zgjatet bojkoti aq më shumë zgjatet sezoni dhe sa më shumë të zgjatet sezoni aq më e vështirë do të jetë për të përfunduar në kohë punën në kampusin e Qytetit Studenti, në konviktet dhe në fakultete, pasi zgjatet puna”.

Ndërsa për krijimin e audiotereve me hapësira të reja dhe me kushte për studentët, ministria Shahini tha se të ndërtohet një model i cili do të aplikohet fillimisht në Universitetin e Tiranës

“Kemi diskutuar me kryebashkiakun e Tiranës zotin Erion Veliaj si dhe me kryeministrin Rama dhe kemi një projekt ku do të  ndërtojmë një model i cili do të aplikohet filliminisht në Universitetin e Tiranës  dhe më pas në Universitetet e rretheve.  Kryebashkiaku Veliaj premtoi që brenda tre vjetësh do të përfundohet zgjerimi i kampusit, si dhe kemi filluar menjëherë me ndërhyrjet dhe merementimet në konviktet ekzistuese”, përfundoi ministria.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese