Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ministria e Arsimit prezanton platformën, 900 leksione në matematikë dhe shkenca për klasat 6-12

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_311927" align="alignnone" width=""]Platforma per nxenesit[/caption]

Ministria e Arsimit ka prezantuar platformën mësimore Akademi,al, në të cilën janë 900 leksione në matematikë dhe shkenca për nxënësit e klasave të 6-12.

“Tani, në bashkëpunim me MASR, Akademi.al do të pasurohet me video-leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë”, shkruan ministrja Besa Shahini.

Pyetjet që nxënësit do të kenë mund t’i adresojnë në këtë platform, që do të ndihmojë nxënësit të mos ngelen pas me mësimet, pasi shkollat u mbyllën për 2 javë.

Njoftimi i Besa Shahinit:

900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12 i gjeni në platformën mësimore Akademi.al.

Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini ata. Nëse keni pyetje, na shkruani këtu.

Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t'i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu.

Jam e lumtur të prezantoj Dean Çelaj, i cili e vuri platformën në dispozicion të të gjithë nxënësve pa pagesë. Tani, në bashkëpunim me MASR, Akademi.al do të pasurohet me video-leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese