Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministria e Arsimit pranon kërkesën e maturantëve: Vendosëm të ulim kufirin minimal të pikëve për çdo notë

Shkruar nga Newsbomb
Ministria e Arsimit pranon kërkesën e maturantëve: Vendosëm

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një videomesazh është shprehur se Ministria e Arsimit ka rënë rënë dakort që të ulet kufiri minimal i pikëve për çdo notë.

Ajo thotë se pas provimit janë ngritur grupe eksperte që kanë analizuar në detaj provimin e matematikës, dhe është marrë vendmimi që të ulet kufiri i pikëve minimale.

“Të dashur maturantë menjëherë pas provimit të maturës së matematikës, ngritëm grupe puna me ekspertë, mësues të matematikës me provojë, të cilët kanë analizuar në detaje dhe kanë vlersuar me vëmendje çdo pyetje në test.

Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo note,” tha Kushi ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese