Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ministria e Arsimit penalizon 11 maturantë (ARSYEJA)

Shkruar nga Newsbomb

11 maturantë janë penalizuar nga Ministria e Arsimit pasi janë kapur me celular gjatë zhvillimit të provimeve të maturës.

Maturantët u identifikuan nga monitoruesit e MASR, dhe përkatësisht në:

Gjirokastër: 1 nxënës

Kukës: 6 nxënës

Tiranë: 2 nxënës

Kurbin: 2 nxënës

Sakaq, në përfundim të shqyrtimit të këtyre raporteve, Komiteti i Maturës Shtetërore konstatoi se në gjimnazin “Said Sejdini” në Dibër janë shkelur rregullat, dhe drejtori i shkollës akuzohet për shpërdorim detyre.

Për drejtorin e shkollës Shefki Çorja, Komiteti i Maturës Shtetërore mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore, vendosi t’i kërkojë Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër, zgjidhjen e menjëhershme të kontratës. Për 5 administratorët që kanë shkelur rregulloren e Maturës Shtetërore do të merren masa disiplinore deri në largim nga puna.

 Njoftimi i plotë i Ministrisë së Arsimit:

Në përfundim të shqyrtimit të këtyre raporteve, Komiteti i Maturës Shtetërore 2018, konstaton se: Nga procesi i monitorimit gjatë zhvillimit të testimit, ka rezultuar se 11 nxënës maturantë, kanë qenë të pajisur me aparate telefoni celular, përkatësisht në:

DAR Tiranë: 2 nxënës. ZA Kurbin: 2 nxënës. Nga shqyrtimi i rasteve të mësipërme, rezultoi se 5 administratorë nuk identifikuan maturantët me celularë të cilët, u identifikuan nga monitoruesit e MASR. Në qendrën e provimit, Filiali i Universitetit Dibër, drejtori i gjimnazit “Said Najdeni” z. Shefki Çorja, me veprimet dhe mos veprimet e tij dhe në shkelje të etikës, me detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të institucionit, ka penguar krijimin e kushteve normale për zhvillimin e provimit në këtë qendër. Për sa më sipër, Komiteti i Maturës Shtetërore mbështetur në nenin Nr. 25, pika 1 shkronja d, e “Rregullore për zhvillimin e Maturës Shtetërore 2018 në Republikën e Shqipërisë”, vendosi përjashtimin dhe mosnjohjen e rezultatit për 11 nxënësit maturantë që u konstatuan me aparate celularë në mjediset e provimeve. Ndërsa për sa i përket shkeljeve të konstatuara të drejtorit të shkollës z.Çorja, Komiteti i Maturës Shtetërore mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore, vendosi t’i kërkojë Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër, zgjidhjen e menjëhershme të kontratës. Për 5 administratorët që kanë shkelur rregulloren e Maturës Shtetërore do të merren masa disiplinore deri në largim nga puna.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed