Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
72 %
4.6kmh
75 %
Hën
14 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
12 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

Ministria e Arsimit merr vendimin e rëndësishëm: Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor, zgjatet me 2 javë kohëzgjatja e MËSIMIT PLOTËSUES (DATAT E REJA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Arsimit ka marrë vendimin e rëndësishëm duke shtyrë me 2 javë fillimin vitit të ri shkollor. Ministrja evis Kushi ka bërë me dije se viti i ri shkollor do të fillojë zyrtarisht në 27 shtator 2021.

Por shkollat do të jenë të hapura që nga data 1 shtator, pasi Ministria ka vendosur që kohëzgjatrja e mësimit plotësues të zgjatet me 2 javë të tjera, për t’u ardhur në ndihmë nxënësve të jenë më të përgatitur, duke marrë parasysh se vitin e kaluar mësimi është bërë online në pjesën më të madhe të kohës.

Gjithashtu janë shtyrë edhe datat e përfundimit të shkollave. Për arsimin bazë nga klasa 1-9 mbyllja e vitit shkollor shtyhet nga data 8 në 17 qershor 2022. Për arsimin e mesëm, klasat 10 dhe 11, shtyhet nga data 15 në 24 qershor 2022. Për maturantët, mbyllja e vitit shkollor shtyhet nga data 1 në 8 qershor 2022.

Fjala e plotë e ministres Evis Kushi:

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër! Uroj të jeni të gjithë mirë me shëndet dhe të jeni duke kaluar pushime sa më të mbara. Sot po ndaj me ju një vendim të rëndësishëm, të cilin e kemi diskutuar ditët e fundit këtu në ministri pasi morëm shumë shqetësime dhe sugjerime spontane prej jush. Menjëherë kur publikuam udhëzuesin për fillimin e mësimit plotësues për periudhën nga data 1 në 10 shtator 2021, na erdhën plot reagime dhe komente nga mësues dhe prindër, me shqetësimin thelbësor se kjo periudhë, praktikisht vetëm 7 ditë mësimi, janë të pamjaftueshme për të plotësuar mangësitë e krijuara nga një vit shkollor tepër i vështirë në situatë pandemie, siç ishte viti i kaluar.

I trajtuam këto shqetësime me shumë prioritet, dhe ngritëm një grup pune me përfaqësues jo vetëm nga ministria, por edhe nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, dhe ky grup pasi i vlerësoi edhe njëherë hollësisht programet, analizat, raportet e vitit të kaluar për këtë qëllim, si dhe duke konsideruar që disa zona aplikuan mësimin online pa ndërprerje për gati 2 muaj, arriti në konkluzionin se mësimi plotësues do ishte vërtet shumë më tepër rezultativ nëse do të zgjerohej me 2 javë të tjera në muajin shtator dhe nxënësit do të jenë akoma më shumë të përgatitur për fillimin e vitit e ri shkollor nga pikëpamja e njohurive dhe aftësive të nevojshme.

Në të njëjtin përfundim arriti edhe një grup anketuesish me vetë ju të dashur nxënës. Kështu pra, kemi vendosur përfundimisht që viti i ri shkollor 2021-2022 të mos fillojë në datën 13, por në datën 27 shtator, dhe këtë shtyrje prej 2 javësh të mësimit, ne e kemi reflektuar sigurisht edhe në strukturën e vitit shkollor për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Konkretisht, për arsimin bazë nga klasa e 1 deri në klasën e 9-të, mbyllja e vitit shkollor shtyhet nga data 8 në datën 17 qershor 2022. Për arsimin e mesëm të lartë, klasat e 10-ta dhe 11-ta, mbyllja e vitit shkollor shtyhet nga data 15 në 24 qershor 2022, ndërsa për maturantët, klasa e 12-të, mbyllja e vitit shkollor shtyhet nga data 1 në 8 qershor 2022.

Dua të theksoj, sidomos për të gjithë ata prindër që me të drejtë mund të shqetësohen nga ky vendim, shkolla do të jetë e hapur që nga data 1 shtator dhe mësuesit do të jenë aty me kohë të plotë. Gjatë kësaj periudhe do të zhvillohet jo vetëm mësimi plotësues, por ne do të kërkojmë nga të gjitha shkollat që të hartojnë një program të detajuar veprimtarish, sportive, argëtuese apo artistike-kulturore, në mënyrë që nxënësit, ata që dëshirojnë të shkojnë në shkollë gjatë muajit shtator, të angazhohen në mnëyrë aktive në këto veprimtari.

E përsëris edhe njëherë: nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore janë të detyruar dhe kanë përgjegjësinë jo vetëm t’i mirëpresin nxënësit, por të respektojnë dhe të zbatojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe programet që do të hartohen për këtë periudhë, si dhe të njoftojnë rregullisht prindërit për programin e detajuar të veprimtarive.

Dua t’ju siguroj që ne si ministri së bashku me strukturat tona në të gjithë vendin, do të punojmë maksimalisht çdo ditë dhe do të marrim të gjitha masat për të garantuar një vit shkollor të suksesshëm.

Së fundi, më lejoni të saktësoj edhe njëherë, që të mos krijoj asnjë keqkuptim te nxënësit, prindërit apo dhe mediat e opinionin publik, se viti i ri shkollor 2021- 2022 fillon në 27 shtator, por shkolla do të jetë e hapur për nxënësit që në datën 1 shtator 2021. Faleminderit dhe shumë suksese të gjithëve!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img