Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ministria e Arsimit “ha presionin” e maturantëve, Kushi: Po rishikojmë nivelin e vështirësisë së pyetjeve të provimit

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka reaguar në lidhje me protestën e maturantëve, të cilët pretendojë se pyetjet e testit të Matematikës ishin shumë të vështira. Sipas tyre, pyetjet kalonin nivelin e vështirësisë dhe nuk kanë qenë në literaturën me të cilën ata janë konsultuar.

Kushi shprehet se do të ofrojë mbështetje për maturantët. Ajo thotë se në këto momente po rishikohet vështirësia e provimit dhe në rastin se rezulton se e tejkalon nivelin e parashikuar, do të bëhej rishikimi i shpërndarjes së pikëve.

“Të dashur maturantë, Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës.

Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit”, shkruan Evis Kushi në reagimin e saj.

Lexo edhe: Rikthehen protestat te Ministria e Arsimit, ngrihen edhe maturatët e Shkodrës e Durrësit

Ndërkohë, të pakënaqur janë dhe prindërit e maturantëve. Pas protestës së fëmijëve të tyre, ata kanë shkruar në faqen e ministres Evis Kushi. Disa kërkojnë të përsëritet provimi, e të tjerë thonë se fëmijët e tyre nuk janë “kavje eksperimentale”. Ne ju sjellim më poshtë disa nga komentet në faqen e ministres.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese