Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Ministria bën 4600 testime, ja sa raste pozitive ka në 24 orët e fundit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. Janë bërë gjithsej 4593 testime dhe ka 37 raste të reja në 24 orët e fundit, në këto bashki:

10 raste në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës.

Aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë. Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,205 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (30 Korrik 2021)

Raste të reja ditore         37

Të shëruar në 24 orë       18

Të shtruar në spitale       20

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 4593

Testime totale             896,662

Raste pozitive             133,036

Raste të shëruara         130,205

Raste Aktive                      374

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              137

Elbasan            55

Kukës                33

Lezhë               32

Vlorë                28

Fier                   20

Shkodër           22

Korçë                15

Berat               14

Durrës              14

Gjirokastër        4

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Më shumë

spot_img