Tirana
few clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
3.1kmh
20 %
Pre
13 °
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 31 Mars, 2023

Ministri ukrainas i zhgënjyer nga takimi në Turqi, Lavrov i Rusisë: Ne nuk e kemi pushtuar Ukrainën! Amerika po ndërtonte atje armë biologjike

Lajme të ngjashëm

Takimi mes dy ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar pak më parë dhe shefi i diplomacisë ukrainase ka dalë i zhgënjyer dhe ka thënë se nuk ishte arritur ansjë progres. Dmytro Kuleba ka thënë se fokusi ishte hapja e korridoreve humanitare por sipas tij, ky takim nuk kishte prodhuar rezultat.

Dmytro Kuleba se të dy palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet për të kërkuar një zgjidhje për çështjet humanitare në terren në Ukrainë. Ai vetë u shpreh ishte i gatshëm të takohej sërish “në këtë format nëse ka perspektiva për një diskutim thelbësor dhe për të kërkuar zgjidhje”.

“Unë jam gati të vazhdoj këtë angazhim me qëllimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, për të ndalur vuajtjet e civilëve ukrainas dhe për të çliruar territoret tona nga forcat pushtuese ruse”, tha ndër të tjera ministri ukrainas Dmytro Kuleba.

Ndërkohë, ministri rus Sergei Lavrov mohoi para mediave ndërkombëtare se ata kanë pushtuar Ukrainën. Sipas tij, me urdhër të presidentit Putin ata kanë nisur një operacion ushtarak pasi “kishin fakte se Pentagoni po zhvillonte laboratorë biologjikë në Ukrainë”.

“Ne nuk kemi sulmuar Ukrainën. Situata atje ishte një rrezik direkt për Rusinë. Presidenti Putin e ka thënë dhe ka folur disa herë për këtë. Territoret e çliruara si Donetsk dhe Luhans, ka pasur plane kundër këtyre dy republikave dhe ka fakte flagrante për atë që Pentagoni po bënte duke përdorur fonde amerikane për të ngritur laboratorë për armë biologjike.

Kjo nuk është për t’u habitur. BE ka thënë se nuk ka të dhëna për laboratorë biologjikë në Ukrainë. Amerika po e bën këtë në sekret siç e bën në vende të tjera të ish-bashkimit sovjetik. Duke ndërtuar laboratorë dhe armë biologjike. Ka një konventë që i ndalon ato”, tha dnër të tjera ministri rus.

Pjesë nga fjala e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov – Turqi, 10 mars 2022

Sot u takuam me ministrin e jashtëm rusë dhe patëm një takim tre palësh ku mori pjesë dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës Kuleba. U zhvillua me iniciativën e palës turke, pas bisedës së presidentit Erdogan me Putin. Kolegët ukrainas nuk duhet të nënvlerësojnë negociatat.

Ne folëm për çështjet humanitare dhe shpjeguam se cilat masa po ndërmerren nga ushtria jonë në terren dhe për të lehtësuar fatin e civilëve, të cilët e gjetën veten peng në të ashtuquajturën mbrojtje, si mbrojtje njerëzore. Ne kemi dhënë njoftime në mënyrë të vazhdueshme.

Iniciativa e palës ruse për të hapur korridore vazhdimisht është e hapur. Ne u kujtuam kolegëve tanë se në bisedimet e fundit në Bjellorusi pala ruse propozoi ide konkrete dhe pala ukrainase i mori ato dhe do të jap mendimin e saj shumë shpejt. Do të bisedojmë për të rënë dakord në disa pika që do të zgjidhin krizën në Ukrainë.

Ne nuk kemi sulmuar Ukrainën. Situata atje ishte një rrezik direkt për Rusinë. Presidenti Putin e ka thënë dhe ka folur disa herë për këtë. Territoret e çliruara si Donetsk dhe Luhans, ka pasur plane kundër këtyre dy republikave dhe ka fakte flagrante për atë që Pentagoni po bënte duke përdorur fonde amerikane për të ngritur laboratorë për armë biologjike.

Kjo nuk është për t’u habitur. BE ka thënë se nuk ka të dhëna për laboratorë biologjikë në Ukrainë. Amerika po e bën këtë në sekret siç e bën në vende të tjera të ish-bashkimit sovjetik. Duke ndërtuar laboratorë dhe armë biologjike. Ka një konventë që i ndalon ato.

Më shumë