Hapësire reklamuese

Bota

Ministri turk 'nxeh gjakrat': Zoti është me Erdogan, ne do sundojmë botën

Shkruar nga Newsbomb
Suleyman Soylu

Ditët e fundit është tensionuar dhe acaruar tej mase marrëdhënia mes Turqisë dhe Greqisë, përsa i përket përplasjes së tyre në Mesdheun Lindor dhe detin Egje.

Deklarata e Macron i cili tha se “Turqia nuk është më një partner i BE-së”, shkaktoi reagime dhe zemërime në presidencën turke.

Ndërkohë, një deklaratë e ministrit të Brendshëm turk Suleyman Soylu gjatë një aktiviteti në Ankara ka trazuar gjakrat midis Turqisë dhe Greqisë për çështjen e detit.

Personi i besuar i Erdogan bëri të qartë se: Ne gjithashtu kemi një përgjegjësi gjeografike. Ne jemi zemra e gjithë gjeografisë botërore.

“Zoti është me Erdogan dhe qeverinë e tij. Turqia do të sundojë botën duke shkruar historinë. Ne jemi Turqia. Ne jemi një vend i madh. Ne jemi një komb fisnik. Idetë dhe filozofitë u promovuan nga paraardhësit tanë dhe janë të vlefshme dhe të domosdoshme në botën e sotme”, ka deklaruar Soylu.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.