Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ministri Sveçla tur në Europë për vizat, Komisioni Europian garanton mbështetje të plotë, Franca skeptike

Shkruar nga Newsbomb
Ministri Sveçla tur në Europë për vizat, Komisioni

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka filluar një tur disa ditor nëpër Europë. Të enjten kishte realizuar një vizitë në Francë ku kishte takuar zyrtarë nga Ministria e Brendshme e Francës, ndërkohë dje ka qëndruar për një vizitë tjetër në Komisionin Europian në Bruksel.

Në Paris siç është shprehur Sveçla, ka prezantuar progresin e bërë në fushën e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, meqë është edhe një nga pikat të cilat Franca e përmend kur tregon se pse vazhdon të jetë skeptike për çështjen e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.

Ndërkohë në Bruksel, Sveçla ka marrë përkrahjen e plotë të Komisionit Evropian.

“Kënaqësi ta takojmë ministrin e Brendshëm Sveçla sot. I përcollëm mbështetjen e plotë të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në njoftimin e “EU Home Affairs”.

Pas takimit ka reaguar edhe vetë ministri Sveçla duke treguar se ka qenë një takim i mrekullueshëm dhe se është koha që kosovarët të lëvizin lirshëm në BE pa viza. “Është koha që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm dhe pa viza në BE”, ka shkruar Sveçla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed