Hapësire reklamuese

Politikë

Ministri sqaron amnistinë penale: Asnjë i dënuar me kërkesë të SPAK nuk përfiton!

Shkruar nga Newsbomb
Ministri sqaron amnistinë penale: Asnjë i dënuar me
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka sqaruar aludimet mbi amnistinë penale që ka shkuar në Kuvend dhe nesër do të votohet, nëse do të marrë "dritën jeshile" të ligjvënësve apo jo. Ai ka thënë se asnjë shtetas i dënuar me kërkesë të SPAK nga Gjykata e Posaçme nuk do të përfitojë. "Projektligji për amnistinë ka dy kompetentë, amnistinë mbi dënimin dhe amnistinë mbi ndjekjen penale. Nuk ka amnisti mbi ndjekjen penale për asnjë nga veprat që po hetohen dhe gjykohen në Gjykatën Speciale", u shpreh ai pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ulsi Manja sqaroi se do të ketë amnisti mbi dënimin për të gjithë ata persona që janë në qeli dhe dhe përfitojnë liri të plotë dhe të dënuar burra që u ulet 1 vit dënim dhe të dënuara gra që u ulen 1.5 vite nga dënimi. Lexo edhe: Shuhen shpresat për të dënuarit, deputetët e Bashës tërhiqen nga votimi në Kuvend Po ashtu, ministri i Drejtësisë u bëri thirrje të gjitha palëve që të lënë mënjanë lojërat e vogla politike dhe të bashkojnë votat me mazhorancën për të miratuar amnistinë dhe uljen e dënimit që presin qindra të dënuar. Ky reagim vjen pas deklaratës më herët që ka bërë sot Lulzim Basha, kur tha se grupimi i tij nuk do të votojë nesër.

Pjesë nga fjala e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja:

Projektligji për amnistinë ka dy kompetentë, amnistinë mbi dënimin dhe amnistinë mbi ndjekjen penale. Nuk ka amnisti mbi ndjekjen penale për asnjë nga veprat që po hetohen dhe gjykohen në Gjykatën Speciale. Amnisti ka për të gjitha veprat penale që janë në dorën e drejtësisë, që dënohen deri në 2 vite. Por nuk do amnistohen vepra penale, që pavarësisht se janë kundërvajtje penale, që kanë të bëjnë me nderin e individit, barazinë gjinore. Kur flasim për amnisti mbi dënimin, ka dy kategori. Një kategori që përfitojnë nga anistia dhe ata që nuk përfitojnë, për shkak të disa kufizimeve për veprat penale që janë vendosur nga drejtësia. Për ata që nuk përfitojnë, ne kemi ndjekur një rrugë që t'u ulim një pjesë të dënimit, 1 vit për të dënuarit burra dhe 1.5 vite nga të dënuarat gra. Amnistia është mbi dënimin dhe veprat dhe nuk lidhet me kompetencën e gjykatës nga e cila është dënuar personi. Nuk ka amnisti nga ndjekja penale për lëndën që është në dorë të Gjykatës Speciale. Kemi qëndruar në të njëjtën linjë me parimet e kësaj amnistie, parimi i humanizmit sepse nuk ka asgjë të keqe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese