Ministri socialist THIRRJE për PD e LSI: Të bëjmë sot PAKTIN KOMBËTAR për fëmijët tanë

Publikuar tek: politike, më 20:01 25-01-2018 Ministri socialist THIRRJE për PD e LSI: Të bëjmë sot PAKTIN KOMBËTAR për fëmijët tanë

Niko Peleshi, ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit propozoi pasditen e sotme në Parlament një pakt kombëtar për sigurinë ushqimore.

“Siguria ushqimore në vendin tonë është një nga fushat që ka më pak arritje në 27 vjet. Pas 27 viteve, Shqipëria e ka ende derën e mbyllur nga BE për produkte me origjinë shtazore, sepse nuk kemi ngritur sistemin e duhur të garancisë. Pse? Pse nuk është përmirësuar në këto vite? Sepse në katër vitet e kaluara nën drejtimin e zotit Panariti, që mbase është nisur për mirë, por i ka dalë për keq, matrikullimi e vaksinimi iu la privatëve” tha Peleshi në fjalën e tij në kuvend.

Ndërkohë ministry Peleshi aludoi se do të ketë shumë grupe interesi që do të duan të lobojnë dhe të hedhin baltë kundër tij, apo ministrisë, apo qoftë edhe qeverisë për të frenuar gjithë reformën e sigurisë ushqimore në vend, raporton newsbomb.al.

“Por unë, garantoi Peleshi, nuk kam ndërmend të tërhiqem. Madje, askush nuk duhet të tërhiqet. Ndaj ju them të gjithëve këtu, dhe bëj propozimin konkret, të një PAKTI KOMBETAR, sepse siguria ushqimore nuk ka ngjyrë, nuk është e pozitës apo opozitës. Nga ajo varet në radhë të parë shëndeti I fëmijëve tanë, dhe shëndeti ynë. Sillni ekspertët më të mirë në një panel shkencor, që të funksionojë pranë ministrisë së Bujqësisë, dhe në këtë mënyrë, të paktën, në këtë çështje të biem të gjithë dakord” tha Peleshi, raporton newsbomb.al.

Ministri i Bujqësisë tha se feremeri do të subvencionohet nga 5000 lekë deri 20 mijë lekë që të kryejë proceset e matrikullimit dhe vaksinimit të gjethëve. Po ashtu, edhe nënproduket do të jenë në fokusin e qeverisë. Ku edhe për mbledhjen e qumështit, do të ketë subvencione deri në 30 milionë lekë për grumbullimin e tij në frigoriferë.

“Nuk ka asnjë nisëm për të koncesionuar ndonjë segment të ushqimeve, për të vendosur ndonjë monopol. Por do të çmontojmë ato që janë bërë në vite. Ne nuk do ta lëmë më fermerin të paguajë për cdo matrikull, por do ti japim pagesë fermave shqiptare për vaksinim a matrikullim” tha Peleshi.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012571096420288
array(1) { ["section"]=> string(92) "ministri-socialist-thirrje-per-pd-e-lsi-te-bejme-sot-paktin-kombetar-per-femijet-tane-107926" }