Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
72 %
4.6kmh
75 %
Hën
14 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
12 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Ministri shqiptar në Kosovë tregon pse po rriten shifrat nga Covid: Rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

71442119e5e89a2bb1eacc3363f8ef81

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj është shprehur se masat e marra anti-Covid nuk po respektohen ndaj dhe numri i infektimeve nuk po ulet.

Me anë të një postimi në ‘facebook’ ai thotë se qytetarët duhet të zbatojnë masat se ndryshe nuk do të ulen numrat.

Ndër të tjera ai shprehet se mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.

Postimi i plotë i Zemaj:

Qytetarë të nderuar,

Respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj.

Numri i madh i personave me virusin Covid 19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonë.

Deri sa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.

Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat nuk do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha!

Barte maskën!

Ruaje distancën!

Mbaje higjienën!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img