Hapësire reklamuese

Politikë

Ministri shkon në Dibër të takojë strukurat e PS, diskutojnë për skandalin e Xhelilit: Do e kalojmë edhe këtë

Shkruar nga Newsbomb

Pas publikimit të videoskandalit të kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili i cili i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të vendit të punës, ministri i Energjisë Damian Gjiknuri është ka shkuar në Dibër.

Ministri ka takuar strukturat e PS ku është diskutuar videoskandali. Gjiknuri u ka kërkuar ndjesë qytetarëve të Dibrës ndërsa ka pohuar se PS do e kalojë edhe këtë situatë.

 “Partia Socialiste distancohet nga veprimet e Shukri Xhelilit. Veprimet e Xhelilit nuk përfaqësojnë PS, të ndahet çështja e individit nga PS. PS është e fortë dhe do e kalojë edhe këtë ngjarje. I kërkojmë ndjesë qytetarëve të Dibrës. Qeveria do u qëndrojë pranë dibranëve”, është shprehur Gjiknuri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll