Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
2.1kmh
40 %
Mar
25 °
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
E martë, 9 Gusht, 2022
spot_img

Ministri serb paralajmëron: Do të marrim armët më të fundit nga Rusia, sa të jem unë dhe Vuçiç, nuk bashkohemi kurrë me NATO-n!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm  i Serbisë, Aleksandër Vulin, deklaroi se ushtria dhe policia e Serbisë do të marrin armët dhe pajisjet ushtarake më të fundit nga Rusia.

Në një intervistë për medien serbe Novosti, ministri Vulin sqaroi se marrëveshjet dhe kontratat e lidhura më parë me Moskën, do të bëhen “shumë më të forta”.

albsig

“Nuk mund të flasim për këtë derisa të ndodhë, por është absolutisht e sigurt se ushtria dhe policia do të blejnë teknologjitë më moderne, përfshirë ato të prodhuara nga Federata Ruse”, është shprehur ai.

Më tej ai theksoi se Serbia nuk do të bashkohet me NATO-n dhe nuk do t’i mbështesë sanksionet kundër Rusisë.

“Për sa kohë që Aleksandar Vuçic është president i Serbisë dhe përderisa unë të jem në strukturat e sigurisë, Serbia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s.Historia ka treguar se çdo rusofobi është edhe serbofobi. Nuk ka ndodhur që dikush ta sulmojë Rusinë pa e sulmuar Serbinë, ky është rregulli”, ka thënë ministri Vulin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img