Hapësire reklamuese

Rajoni

Ministri serb i Mbrojtjes tregon "vijat e kuqe" për negociatat, njëra është mosnjohja e Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Ministri serb i Mbrojtjes tregon "vijat e kuqe" për negociatat,

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq thotë se “vijat e kuqe” të Serbisë në negociatat me Kosovën janë “të qarta”. Sipas tij, ato janë formimi i detyrueshëm i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, mosnjohja e Kosovës dhe mosanëtarësimi në OKB.

“Gjithçka tjetër është temë për diskutim”, ka thënë Vuçeviq për edicionin e sotëm të gazetës Dnevnik.

Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se ka përdorur “metodat më perfide dhe më tinzare për të provokuar konflikt dhe për të vazhduar kriminalizimin dhe paraqitjen e serbëve si të këqij”.

I pyetur për deklaratën e presidentit Aleksandër Vuçiç se vendimi për Kosovën nuk do të merret nga qytetarët, Vuçeviq tha se “do të shfrytëzohen të gjitha potencialet demokratike” dhe se “çdo gjë do të jetë përpara në sytë e publikut”.

Vuçeviq shtoi se ngritja e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë në nivelin më të lartë së fundmi ishte “një mesazh se do të merren të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb dhe për të ruajtur Serbinë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese