Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Ministri serb: Do ta njohim Kosovën kur derrat të fluturojnë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se Serbia do ta njohë Kosovën si të pavarur dhe do të lejojë që të ketë karrigen në Kombet e Bashkuara vetëm kur derrat të fillojnë të fluturojnë.

Daçiç gjithashtu theksoi se autoritetet e Prishtinës po dërgojnë mesazhe të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me realitetin në baza ditore, shkruan media serbe B92.

Ai ka shtuar se Hashim Thaçi është në sulm nga të gjitha anët dhe i duhet të thotë diçka, duke komentuar deklaratat e këtij të fundit lidhur me bashkimin e Kosovës me Preshevën.

“Ata nuk dëshirojnë të flasin për korrigjimin e kufirit, por ata duan Preshevë dhe Bujanovc dy komuna në pjesën qendrore të Serbisë jugore, janë shumë të mençur dhe ju e dini kur do të ndodhë, kur Kosova të bëhet pjesë e OKB,  kur do t’i njohim si shtet, kur derrat fluturojnë “, u tha Daçiç gazetarëve gjatë vizitës në ambasadën e Greqisë në Beograd.

Ndër tjerash ai shtoi se pala serbe  ka bërë disa  propozime, siç është korrigjimi i kufijve por përsëri kosovarët janë kundër kësaj gjëje dhe se nuk kanë çfarë propozimi tjetër  japin.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img