Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Ministri rus për Kosovën: Pse shqiptarët e shpallën Pavarësinë, kurse Krimea jo?!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov dhe ai ukrainas Dmytro Kuleba, janë takuar sot në Turqi për të biseduar për luftën në Ukrainë, shkruan neësbomb.al. Kuleba doli i zhgënjyer pasi tha se nuk ishte bërë asnjë arritje, ndërsa ministri rus foli më gjatë për shkak dhe të interesit të lartë të mediave ndërkombëtare.

Ai u përgigj për disa çështje dhe në një rast “shënjestroi” Perëndimin duke përmendur Kosovën. Lavrov u shpreh se Perëndimi lejoi Kosovën të shpallte Pavarësinë por nuk do që Krimea të bëjë të njëjtën gjë. “Përse duhet shqiptarët të lejohen që ta bëjnë këtë gjë dhe qytetarët e Krimesë mos ta bëjmë këtë? Shqiptarët u lejuan, u nxitën, u promovuan”, tha ministri rus ndër të tjera.

“Ju duhet të kuptoni logjikën tonë që është e qartë, ne duam një Ukrainë të çmilitarizuar, një Ukrainë që nuk përbën kërcënime dh e nuk është një vend nazist dhe s’do të ndalojë kulturën dhe gjuhën ruse. Pati një përjashtim të gjuhës ruse, pati pakënaqësi dhe nga pala hungareze. Perëndimi heshti, dhe punoi kundër interesave ruse. Këtë ka bërë dhe me referendumin në Krime.

Kur nuk pati dhe një referendum në Kosovë, NATO krijoi një situatë me bombardime për të bërë shkatërrimin e Jugosllavisë. Kur autoritetet lokale shpallën pavarësinë në Kosovë, i gjithë perëndimi, thuajse i gjithë, e përgëzuan dhe e mbështetën si një manifestim të demokracisë dhe lirisë së zgjedhjes.

Përse duhet shqiptarët të lejohen që ta bëjnë këtë gjë dhe qytetarët e Krimesë mos ta bëjmë këtë? Shqiptarët u lejuan, u nxitën, u promovuan. Sepse një vend si Britania ka qenë gjithmonë për të ndaluar vendet e mëdha në Ballkan, ndaj me këtë qëllim po ndodh dhe ndaj federatës ruse.”, u shpreh ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov.

Më shumë


spot_img









spot_img