Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Ministri rus bën DEKLARATËN e fortë: Mercenarë nga Shqipëria janë dërguar në Ukrainë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Jashtëm i rus, Sergey Lavrov, ka lëshuar një deklaratë të fortë në një kohë kur sytë e gjithë botës janë nga situata e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës

Ai ka thënë sot se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja janë dërguar në Donbas, krahinë e Ukrainës, të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

“Sa i përket situatës në Donbas, ne jemi shumë të alarmuar nga raportet e fundit. NATO ndëryri për të parandaluar nëj gjenocid të shqiptarëve të Kosovës dhe gjithçka u realizua me sukses dhe ky rajon tani po lulëzon. Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren pjellor për krim. Ka terroristë dhe tregtarë droge. Është një terren rekrutimi për mercenarët që marrin pjesë në konflikte të cilat po nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe SHBA. Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass”, tha ai.

Kujtojmë se ndryshe nga njoftimet ruse për tërheqjen e disa prej 150 mijë trupave të saj të grumbulluar pranë kufirit me Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe NATO thanë se Moska e ka shtuar numrin e trupave me rreth 7 mijë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llyd Austin tha se ende ka kohë për një zgjidhje diplomatike të krizës, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shqetësimin se Rusia mund të jetë duke kërkuar pretekst për të sulmuar Ukraininë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img